Transmetuar më 30-01-2017, 15:51

Në sajë të operacioneve për parandalimin e trafikimit të lëndëve narkotike, policia kufitare në Kapshticë ka bërë të mundur sekuestrimin e 30 kg kanabis sativa, ndërsa ka përfunduar në pranga edhe poseduesi i saj. Mësohet se i arrestuari është identifikuar si Aldo Neli, 29 vjeç, banues në Zallher-Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit të detajuar, të ushtruar në vijën e dytë nga shërbimet e Policisë Kufitare, (në dalje të Republikës së Shqipërisë) automjetit tip “Audi”A6 me targa AA960PN, të cilin e drejtonte Neli, në një vend të modifikuar midis sediljes së prapme dhe bagazhit, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 31 pako të mbështjella me letër natriban, me peshë 30 kg lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sattiva.

Nga veprimet hetimore të kryera, si edhe marrja e deklarimeve rezulton se shtetasi i mësipërm kishte si destinacion qytetin e Selanikut/Greqi. Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë, për veprën penale “Trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike”./b.l/noa.al/ 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd