





Pasi e kaloi fëmijërinë e tij duke fjetur në stola parqesh, një milioner ka vendosur të japë një apartament
Marco Robinson ia ofron shtëpinë e tij me vlerë 120 mijë paund, me tre dhoma e kuzhinë dhe tërësisht të mobiluar, një familjeje apo personi të vetëm që është në nevojë.
Fituesi do të përzgjidhet përgjatë një afati kohor prej 6 javëve në një dokumentar që Marco po realizon në bashkëpunim me Channel 4.
Siç shkruan "Mirror", Marco tha se e kishte kaluar të gjithë fëmijërinë e tij duke fjetur së bashku me të ëmën nëpër stola parqesh, përpara se të bëhej i pasur.
Ai tashmë zotëron 150 prona në të gjithë botën dhe dëshiron që të dhurojë apartamentin që ka në Preston të Anglisë.
Babai i dy fëmijëve tha se kur kishte kërkuar për ndihmë, e kishte gjetur atë nga persona që nuk e priste. "Ata më ndihmuan të besoja në vetvete", tha ai, teksa theksoi se tashmë ka ardhur kohë për të dhënë diçka mbrapsht.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





