Transmetuar më 30-01-2017, 13:36

I gjetën të therur dhe me shenja të dukshme torture në gjithë trupin. Është veshur me mister vdekja e tre policëve në Las Choapas, Veracruz, të Messico.

Sipas gazetës “Diario De Xalapa”, Anita Contreras Lopez, Álvaro Navarrete Aldacín dhe Benjamín Montalvo Avin u rrëmbyen gjatë së premtes së lënë pas dhe të shtunën, trupat e tyre u gjetën të masakruar në anë të një rruge në zonën e Huimanguillo.

Nga hetimet e policisë siç shkruan noa.al, rezultoi se tre agjentët ishin torturuar dhe therur.

Kokat e tyre dhe disa nga veshjet u gjetën në një thes për plehrat jo shumë larg kufomave.

Një polic i katërt, i identifikuar me inicialet J.A.M.Z., arriti të shpëtojë nga agresorët dhe aktualisht ndodhet në spital, me plagë të shumta, si pasojë e torturave të pësuara.

Ndonëse nuk ka ende të dyshuar kryesor, mendohet se gjithçka ka lidhje me kartelet e drogës./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd