



Ata janë moderatorët të cilët për vite me rradhë u kanë falur emocione dhe kanë argëtuar publikun shqiptar.
Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu tashmë dihet që janë mike të pandara. Në fakt grupit të tyre i është bashkuar gjithmonë dhe dyshja e djemve të programit të mëngjesit Eno Popi dhe Ledion Liço.
Kohët e fundit takimet mes miqve janë bërë të rralla. Megjithatë ky mëngjes i së hënës ka nisur mjaft i bukur për Arbanën edhe pse Ledioni mungon.
Kohët e fundit Arbana Osmani ka qenë mjaft aktive në rrjetet sociale duke na sjellë shpeshherë foto nga aktivitete e saj të ditës.
Disa ditë më parë ajo na u shfaq e veshur mjaft sportive teksa ishte duke ecur rrugëve me telefonin në dorë, ndërsa nga pas ndiqej nga një makinë luksoze./b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





