Transmetuar më 30-01-2017, 12:15

Ndërsa në Camp Nou thirret për çdo ndeshje emri i Leo Messit, në Santiago Bernabeu po ndodh e kundërta me Cristiano Ronaldon, tifozët vazhdojnë ta vërshëllejnë katër herë fituesin e Topit të Artë dhe lojtarin më të mirë në histori të Real Madridit, diçka të tillë e bën edhe ndaj Real Sociedad.

Në minutën e 23-të stadiumi vërshëllen Cristiano Ronaldon, pasi ky i fundi humbi një top. Reagimi i portugezit ishte mjaft i ashpër duke ofenduar tifozët. “Hijos de puta”, ka thënë Ronaldo në gjuhën spanjolle që do të thotë “bir k***”, shkruan “Sport.es”.

Një ofendim shumë i rëndë ky për tifozët të cilët nuk do t’ia falin portugezit me siguri këtë veprim./b.l/noa.al./ 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd