
Lezhë, 30 janar 2017, NOA.al- Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Lezhë- Milot.
Policia është njoftuar për një person të vdekur në rrugë, i cili dyshohet të jetë përplasur nga një makinë, e cila është larguar nga vendi i ngjarjes pas aksidentit.
Viktima është identifikuar si N.Q., 53 vjeç, banues në Ishull- Shëngjin i cili ka gjetur vdekjen si pasojë e plagëve të marra.
Aksidenti ka ndodhur pak para mesnatës mes të shtunës dhe të dielës, ndërsa drejtuesi i mjetit është larguar bashkë me makinën pa i dhënë ndihmë 53- vjeçarit, duke përfituar nga errësira.
Lidhur me këtë rast materialet i’u referuan Prokurorisë së Lezhës për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





