
Tiranë, 30 janar 2017, NOA.al- Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, shpreh bindjen për vijimin e koalicionit mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, ndryshe nga zërat që po qarkullojnë së fundmi.
“Që do fitojmë në zgjedhje nuk diskutohet, aleanca do fitojë sërish në 18 qershor. Padyshim e shoh bashkë aleancën dhe shumë të fortë. Replikat, janë elementë normalë të zhvillimit të një marrëdhënie, është gjëja më normale të ketë debate. Natyrisht ka nevojë që diskutimet të jenë brenda një etike politike, aleanca është e fortë dhe e konsoliduar”, u shpreh Manjani.
I pyetur nëse është në dijeni të një dorëheqje të mundshme apo shkarkimi të ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, ai shmangu përgjigjen, duke thënë se nuk di gjë dhe se është ministër i Financave, i ngarkuar të shohë deficitin e borxhin dhe se me këto çështje merren persona të tjerë.
Gjithsesi Ahmetaj nënvizoi se aleanca ka ndryshuar vendin nga një vend i falimentuar në një vend me zhvillim ekonomik 3.4%.
Deklarata e tij u dha paraditen e sotme, në përfundim të një takimi mes Kryeministrit Edi Rama, disa ministrave të qeverisë dhe përfaqësuesve të Bankës Botërore me misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, në një prononcim për ‘news 24’./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





