
Tiranë, 30 janar 2017, NOA.al- Një aksident i rëndë është shënuar në periferi të kryeqytetit, në zonën e Ibës, ku një vajzë e mitur ka humbur jetën, ndërsa nëna e saj ka ngelur e plagosur rëndë.
Pasditen e djeshme, në Ibë, 25- vjeçari I.Shaipi, ka humbur kontrollin e automjetit tip “Peugeot”, duke dalë nga rruga.
Për pasojë ka aksidentuar këmbësoret nënë dhe bijë, Emine Veliaj dhe Xhulia Veliaj. Gjatë rrugës për në spital ka ndërruar jetë fëmija Xh.V., rreth 3 vjeçe, ndërkohë që gruaja ndodhet në spital në gjendje të rëndë.
Nga ana e policisë u bë shoqërimi i të riut, ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





