Transmetuar më 30-01-2017, 08:09

Lushnje, 30 janar 2017, NOA.al- Dy të rinj kapen mat në momentin e shitjes së një pistolete në Lushnje, në momentin e shkëmbimit të armës me paratë.

Mbrëmjen e djeshme, në kuadër të operacionit të koduar “Transportuesi”, pas hetimeve një mujore u bë arrestimi në flagrancë i Ardit Bino, 21 vjeç, banues në lagjen “20 Tetori”, Lushnje dhe Alvaro Oruçi, 27 vjeç, banues në fshatin Izvor, Tepelenë.

Dy të rinjtë në vendin e quajtur lokal “Çollaku” në Lushnje, u kapën në flagrancë nga polica në momentin që Arditi po i shiste Alvaros armën e zjarrit pistoletë tip TT, kundrejt shumës që do të varionte nga 50 deri 60 lekë të reja.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë tip TT dhe dy telefona celularë.

Ndaj dy të rinjve vijojnë ende hetimet, ndërkohë që materialet i’u referuan Prokurorisë së Lushnjes për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak” dhe “Trafikim i armëve dhe municioneve” e kryer në bashkëpunim./a.y/noa.al 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd