Transmetuar më 29-01-2017, 18:49

Këngëtarja e njohur Silva Gunbardhi me sa duket ka një problem me shikimin dhe ditën e nesërme ajo di t’i nënshtrohet një operacioni në sy.

Ajo ka kërkuar mbështetjen nga të gjithë fansat në rrjetet sociale, duke thënë “lutuni për mua”.

“Pres me ankth ditën e nesërme ku jam e detyruar t’i nënshtrohem një operacioni në sy. Doktor Kastriot Boriçi më dha një shpresë që unë mund të shikoj më në fund si njerëzit normalë! Nëse keni kohë lutuni Zotit për mua”, shkruan Silva në Facebook.

Postimi i plotë i Silva Gunbardhit:

“Ndodh që figurat publike të shikohen si perfeksion POR askush nuk është perfekt! Të gjithë kemi të meta, probleme! Jam mësuar të më bëhet llogaria sesa fitoj pa i shkuar kujt në mend se sado të fitoj një nënë me fëmijë të vogël asnjëherë nuk mjafton! Për të vazhduar me probleme të tjera që kanë të bëjnë me shikimin tim. Pres me ankth ditën e nesërme ku jam e detyruar t’i nënshtrohem një operacioni në sy. Doktor Kastriot Boriçi më dha një shpresë që unë mund të shikoj më në fund si njerëzit normalë! Nëse keni kohë lutuni Zotit për mua!”/a.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd