Transmetuar më 29-01-2017, 14:17

Durrës, 29 janar 2017, NOA.al- Kontrollet e policisë në lokale nate në Durrës, çuan në arrestimin e dy personave dhe shoqërimin e dhjetëra të tjerëve.

Gjatë natës mes të shtunës dhe të dielës u kontrolluan 7 lokale nate, kryesisht tallavaje, u shoqëruan 10 balerina dhe 12 persona të tjerë për verifikim, si dhe u sekuestrua kokainë dhe para të të falsifikuara.

Kontrollet u kryen në kuadër të zbatimin e planit të masave, me qëllim mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave në kërkim, sekuestrimin e sendeve të kundraligjshme si armë, lëndë narkotike, në kuadër të rritjes së rendit dhe sigurisë së qytetarëve.

Nga ana e policisë filloi procedimin penal më gjendje të lirë në ngarkim të L.Gj., 37 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

D.V., 24 vjeç, banues në Durrës, pronari i lokalit, për veprën penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe B.K., 23 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale

“Përshtatja e lokalit për përdorim droge”.

Procedimi penal ndaj tyre filloi pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e natës, në pronësi të shtetasit D.V., dhe kamarier shtetasi B.K., u gjet dhe sekuestrua në një pjatë, në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit kokainë.

Në lidhje me ngjarjen e mësipërme u shoqëruan 7 persona për verifikim dhe pas veprimeve hetimore të kryera, u ngarkuan me përgjegjësi penale 3 të dyshuarit ndaj të cilit nisi procedimi penal në gjendje të lirë.

Ndërkohë u vu në pranga edhe Ermir Paci 18 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”.

Të riut gjatë kontrollit personal i’u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara.

Ndërkohë policia rrugore nën akuzën e drejtimit të mjetit në gjendje të dehur dhe për mos vendosjen e rripit të sigurimit arrestuan në flagrancë, Erenato Nazeraj, 38 vjeç, banues në Fier./a.y/noa.al 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd