Transmetuar më 29-01-2017, 12:55

Shtiret si babai i një nxënëseje për ta nxjerrë nga shkolla në mënyrë që të abuzonte seksualisht me të.

Jerome Buschman, është një 31- vjeçar amerikan nga Missouri, i cili u zbulua teksa tentonte të nxirrte nga klasa një 16- vjeçare, me të cilën shkoi në shtëpi për të bërë seks.

Burri u zbulua dhe arrestua nga policia, e cila u sinjalizua nga prindërit e adoleshentesh. Por adoleshentja gjithsesi deklaroi se shkoi me dëshirë në takimin e tyre.         

Babai dhe nëna e vajzës dyshuan, siç raporton ‘Metro’, pasi në një mbledhje me prindërit i’u tha se vajza e tyre dilte shpesh nga shkolla, pa qenë ata në dijeni.

Ai u arrestua nga policia të enjten që lamë pas nën akuzën e abuzimit seksual me të mitur, për shkak të moshës së vajzës./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd