








Këngëtarja me famë botërore Adele, është me origjinë turke. Është kjo deklarata e bërë nga një këngëtar i folklorit nga qyteti turistik i Bodrum në Turqi, Mehmet Asar.
Siç raporton agjencia turke “Dogan”, Mehmet tregon se ka patur një lidhje me nënën e Adele, Penny Adkins, kur ajo ishte me pushime në Bodrum në verën e vitit 1987 dhe kur ai punonte si shofer taksie.
Këngëtari turk është i bindur se është babai i këngëtares së njohur, e ardhur në jetë në 5 maj të vitit 1988.
“E çova Penny dhe miqtë e saj në plazhet e Bodrum dhe Pamukkale në një tur prej dy javësh. Më tha se ishte infermiere. Pëlqeheshim dhe patëm lidhje. Ajo i zgjati pushimet e saj dhe u kthye në Angli një muaj më vonë. Më pas u kthye dy herë në Bodrum”, thotë Asar.
Ai shton se Penny donte ta merrte në Angli, por ai donte të qëndronte në Bodrum dhe kështu ajo u kthye.
“Folëm disa herë në telefon, por në atë kohë ishte e vështirë dhe e kushtueshme. Kështu që më pas nuk patëm kontakte. Periudha kur kam qenë me të dhe kam pasur marrëdhënie, korrespondon saktësisht me ditën e lindjes së Adele”, deklaron këngëtari.
Mehmet ka treguar edhe një fotografi ku shihet i përqafuar me Penny dhe pretendon se ka shumë gjëra të përbashkëta me këngëtaren, si zërin, përveçse ngjashmërinë në gishtin e katërt të dorës, i cili është njëlloj si i Adele, shkruan noa.al.
“Ftoj Adele dhe nënën e saj në Bodrum për pushime. Jam gati t’i nënshtrohem testit të ADN, nëse Adele e dëshiron”, shprehet ai.
Nëse versioni i Mehmet është i vërtetë ose jo, fansat e Adele duhet të kujtojnë një intervistë të sa të dhënë në Holandë në vitin 2015, kur këngëtarja tha se ka origjinë spanjolle dhe turke./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





