Transmetuar më 29-01-2017, 10:43

Tiranë, 29 janar 2017, NOA.al- Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim flet për herë të parë, pas zërave për një krisje në koalicionin me Partinë Socialiste.

Ilir Meta thotë se vizioni i LSI-së është zgjidhja institucionale dhe jo retorikat konfliktuale politike.

“Zgjidhja institucionale me përgjegjshmëri të plotë dhe jo retorikat konfliktuale politike, fajësuese dhe shfajësuese, do ta çojnë angazhimin tonë për forcimin e shtetit ligjor dhe sundimit të ligjit në vend në nivele të reja, shumë më të larta dhe të qëndrueshme. Ky është vizioni dhe kjo është përgjegjshmëria e Lëvizjes Socialiste për Integrim”, deklaron Meta.

Qëndrimi i tij u dha teksa mori pjesë në takimin me strukturat e Njësisë nr.5 në Tiranë. Gjatë javës që po lëmë pas deputetë të LSI shigjetuan punën e Policisë së Shtetit, ndërkohë që ministri i Mjedisit Lefter Koka, doli kundër vijimit të koalicionit.

Nga selia rozë deputeti Vladimir Kosta, kërkoi që koalicioni PS- LSI të mos vazhdojë më, madje ironizoi duke thënë se do ishte më mirë të kishte koalicion me Partinë Demokratike./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd