Transmetuar më 29-01-2017, 09:33

William dhe Harry kanë menduar një statujë që të kujtojë princeshën Diana me rastin e 20- vjetorit të vdekjes së saj.

Dy djemtë e princeshës së ndjerë, siç shkruan BBC, konfirmuan se, “Ka ardhur momenti për të njohur ndikimin e saj pozitiv në Britaninë e Madhe dhe në botë, me anë të një statuje”.

Skulptura do krijohet në Kensington Palace dhe puna për realizimin e saj do nisë shumë shpejt.

“Nëna jonë ka prekur jetët e shumë njerëzve. Shpresojmë që statuja të ndihmojë ata që do vizitojnë Kensington Palace të reflektojnë për jetën dhe trashëgiminë e saj”, thuhet në një komunikatë të princave Harry dhe William, shkruan noa.al.

Më tej thuhet se mbretëresha Elizabeth e mbështet nismën e dy nipave të saj. Lady Diaan humbi jetën në një aksident rrugor në Paris në 31 gusht të vitit 1997, kur William ishte 15 vjeç dhe Harry 12./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd