Transmetuar më 28-01-2017, 22:40

Skuadra italiane e Romës ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Clément Grenier nga Lyoni.

Grenier mbërriti te Roma në formë huazimi me të drejtë blerje në fund të këtij sezoni. Roma ka bërë të ditur se 26 vjeçari do të mbajë të veshur fanellën me numrin shtatë.

Grenier shihet nga Roma si përforcim i rëndësishëm në luftën për titull.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd