Transmetuar më 28-01-2017, 21:17

Video e mëposhtme tregon momentin shokues kur një delfin i vogël u vra nga mania e turistëve për të bërë selfie me të.
Krijesa po notonte në ujërat e cekëta në plazhin e San Bernandos në Argjentinë, kur u pa nga disa njerëz, të cilët e kapën dhe e nxorrën nga uji.
Ata nisën të bënin foto dhe shumë shpejt numri i selfie-dashësve u rrit edhe mëe shumë.
Sipas dëshmitarëve nëse do të hidhej në ujë, delfini i vogël do të mbijetonte.
Vitin e kaluar një tjetër delfin i vogël u vra pasi u nxorr nga uji për të bërë fotografi.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





