Transmetuar më 28-01-2017, 09:30

Zjarr në maternitetin e Durrësit si pasojë e një defekti në rrjetin e elektrik të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Si pasojë e defektit janë djegur të gjitha pajisjet në maternitet, duke bërë të pamundur shërbimin për pacientet që ndodhen të shtruara.

Lajmi është konfirmuar edhe nga drejtori i spitalit dhe maternitetit, Alban Ramohitaj, sipas të cilit flakët kishin përfshirë katin e katërt të godinës, ndërsa 4 gra u zhvendosën nga ambienti në fjalë. Gjithashtu mësohet se në një ambient tjetër janë zhvendosur edhe 17 fëmijë.

Mësohet se puna për riparimin e defektit ka nisur ditën e sotme, por do duhen disa ditë për riparimin e tij. Deri në momentin e rikthimit të maternitetit në gjendje pune, të gjitha pacientet do të dërgohen në Tiranë./b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd