Transmetuar më 23-12-2016, 00:29




Minj të stërmëdhenj në Afrikën e Jugut kanë ngrënë të gjallë një vajzë tre muajshe pasi nëna e kishte lënë vetëm në shtëpi dhe kishte dalë për të konsumuar alkool.
Foshnja ishte në shtratin e saj kur është sulmuar nga minjtë e mëdhenj, ndërsa fqinjët kanë bërë thirrje autoriteteve që nëna të kalbet në burg.
Fatmirësisht, daja i foshnjes e kishte vënë re këtë gjë para se foshnja 3 muajshe të vdiste në gjendje të mjerueshme, duke u ngrënë nga dhëmbët e mprehtë të minjëve gjigant.
Minjtë, pothuajse i kishin ngrënë të gjithë gishtat dhe sytë, ndërsa foshnja ka ndërruar jetë më vonë nga plagët e marra.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





