Transmetuar më 12-12-2016, 00:05
Këngëtarja dhe humanistja e njohur e Maqedonisë, Esma Rexhepova-Teodosievska, është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm.
Ajo vuante kohët e fundit nga një sëmundje e rëndë e cila i mori jetën në moshën 73-vjeçare.
Esma Rexhepova është e njohur si mbretëreshë e muzikës rome në korniza botërore, primadonë e këngës evropiane dhe ambasadorja muzikore e Maqedonisë në botë.
Në vitin 2013 Esma Rexhepova-Teodosievska ka marrë titullin artiste kombëtare e Republikës së Maqedonisë.
Në jetën e saj Esma Rexhepova-Teodosievska ka rritur 47 fëmijë dhe ka mbajtur numër të madh koncertesh si dhe aksione humanitare.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd