Transmetuar më 11-12-2016, 13:58

La në shtëpi vetëm fëmijët 1 dhe 2 vjeç, për t’u nisur me pushime për 9 ditë me të dashurin e saj të ri.

Vladislava Podchapko, është një 20- vjeçare ukrainase nga Kievi, e cila la të vdiste djalin e saj më të vogël Daniil, për shkak të mungesës së ushqimit, të cilit si “kujdestare” i la motrën e tij vetëm 2 vjeçe me emrin Anna.

Siç shkruan “Mirror”, gruaja i mbylli fëmijët në shtëpi, duke i lënë vetëm dhe pa ushqim, duke ikur pa e vrarë mendjen.

Fëmijët e ardhur në jetë nga një martesë e mëparshme e saj, qëndruan për ditë të tëra në shtëpi, por më i vogli gjeti vdekjen për shkak të mungesës së ushqimit.

Vogëlushja siç shkruan noa.al, për tre ditë me radhë qëndroi pranë kufomës dhe kur po i afrohej fundit, ndërhyri ndihma e shpejtë, duke e shpëtuar në momentet e fundit.

Ishte vetë nëna e tyre ajo që lajmëroi ambulancën, kur zbuloi se çfarë kishte ndodhur, duke thënë se nuk e mendonte se do vdisnin.

20- vjeçarja u arrestua nga policia dhe tani rrezikon një dënim të ashpër./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd