Transmetuar më 01-12-2016, 23:07

Askush nuk mund ta mohojë se janë shtuar gjerësisht njerëzit me probleme mendore, një pjesë e të cilëve kanë rëndim problematik dhe cilësohen si budallenj, shpesh të dëmshëm për shoqërinë dhe të shoqëruar me dhunë në veprimet dhe reagimet e tyre.

Mes tyre ka edhe nga ata që cilësohen budallenj të parrezikshëm, ose mendjelehtë.

Duke konstatuar këto fakte dhe rritjen progresive të fenomenit, një grup shkencëtarësh amerikanë, kanë arritur që të masin jo nivelin e inteligjencës, por të budallallëkut.

Kërkuesit te një grup shkencëtarësh në Universitetin e Nebraskas, SHBA, kanë arritur që të zbulojnë një virus, i cili është përgjegjës pikërisht për budallallëkun.

Ai quhet virusi i algave dhe është shkaktari i budallallëkut tek njeriu.

Shkencëtarët zbuluan se ADN-ja që gjendej në fytin e njerëzve të shëndetshëm, ishte e njëjtë me atë të një virusi që u emërtua virusi i algave.

Nga 90 njerëz që morën pjesë në studim, 40 prej tyre rezultuan se kishin virusin e algave dhe për rrjedhojë ishin përfshirë nga dalldia e budallallëkut, në grada të ndryshme, duke nisur nga mendjelehtësia e deri te skizofrenia.

Virusi i algave (ATCV-1) nuk ishte stacionuar kurrë më parë tek truri i njerëzve të shëndetshëm dhe u zbulua se prekte funksione konjitive të tilla, si përpunimi vizual apo nocioni i hapësirës, tha Robert Yolken nga Universiteti i Mjekësisë Johns Hopkins në Baltimore – Maryland, SHBA.

Shkencëtari tha se prania e këtij virusi ndikon seriozisht në ngadalësimin e aktivitetit të trurit. 

Shkencëtarët thonë se pikërisht prekja nga ky virus i bën shpesh njerëzit që të kryejnë veprime të pakontrolluara, të pamenduara mirë dhe duke mos marrë seriozisht pasojat e tyre.

Kështu në fotot që shikoni përbri, tregohen momente të budallallëkut të njerëzve, që ndonëse janë mendjelehtësi e pastër, mund të jenë me pasoja serioze për ta dhe njerëzit përreth.

Qytetarë që marrin një fëmijë dhe e përdorin si top për të luajtur, të tjerë që ngjeshin në biçikleta të vegjlit duke provokuar rrezik aksidenti, një nënë që vetëm edukim nuk u bën fëmijëve duke u treguar së bashku gishtin e mesit një tjetri, etj. /noa.al/