Transmetuar më 24-11-2016, 23:33

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme në rrugën rajonale Skenderaj–Drenas, në Kosovë ku për pasojë janë lënduar shtatë persona.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:00.

Mediat vendase të cilat i referohen burimeve policore, shkruajnë se në aksident janë përfshirë dy automjete.

Të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Familjare në Skenderaj, ndërsa më pas janë dërguar në spitalin QKUK në Prishtinë.