Transmetuar më 30-10-2016, 21:42

Një ish-aktore tajlandeze e filmave për të rritur ka gjetur dashurinë e jetës, e për t’ia arritur kësaj, ajo thotë se e ka ndihmuar Budizmi.

Ajo thotë se lutjet dhe meditimi e ndihmuan atë që të gjejë dashurinë tek arkitekti 70-vjeçar Harold Jennings Nesland Jr.

31-vjeçarja, e njohur me emrin e saj të artit “Nong Nat” hoqi dorë nga karriera e saj e vjetër si yll i “Tokyo Hunter” dhe “Asian Heart”.

Tashmë si e martuar, ajo quhet Kejsarin Chaichalermphol dhe është e fokusuar tek idealet e budizmit.

“Vepra të mira, meditim dhe lujtje”, ka thënë ish-aktorja bukuroshe e filmave për të rritur.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd