
Gjirokastër, 21 tetor 2016, NOA.al- Gjirokastra ishte stacioni i radhës ku Kryeministri Edi Rama prezantoi programin e bujqësisë për fermerët.
Në bashkëbisedimin e ditës së sotme ai tha se është marrë një masë shumë kurajoze duke lënë në buxhet 20% rimbursim për çdo produkt të shitur në rrugë formale, për të stimuluar formalizimin e bujqësisë dhe nuk e ka asnjë vend.
“Fshati nuk është vetëm tokë, prodhim e shitje, por ka nevojë dhe për infrastrukturë, shërbime, shkolla, çerdhe kopshte, kujdes shëndetësor. Edhe në këtë zonë njerëzit janë të vetëdijshëm se pavarësisht se ka ende shumë gjëra për të bërë ka një kthesë të rëndësishme në funksion të rritjes së cilësisë së bashkëjetesës komunitare përmes projekteve që kemi financuar që nga Gjirokastra qytet, këtu pranë”, u shpreh Rama.
Ai tha se po bëhet një program iveçantë për ato që quhen akset e prodhimit. Në këtë linjë shtoi se vitin e ardhshëm investimet do të shtrihen jashtë qyteteve, pasi u nis nga qendra./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





