Transmetuar më 03-10-2016, 00:27

NOA.AL – Lëvizja e yjeve gjatë kësaj jave nga 3 deri më 9 tetor 2016 bën që të sjellë buzëqeshje pothuajse te të 12 shenjat zodiakale, nga Dashi e deri te Peshqit.

Por në mënyrë të veçantë favorizohen 3 shenja: Akrepi, Virgjëresha dhe Peshorja. Tre shenja thelbësisht të ndryshme, por këtë javë njësoj me fat.

HOROSKOPI DITE PAS DITE

DASHI

Është momenti që ai/ajo të shenjës Dashi duhet të reagojë.

Saturni stimulon ambicien tuaj për të punuar dhe ju nxit që të bëni gjithnjë e më shumë në këtë drejtim.

Përfitoni nga ditët e para të kësaj jave 3 deri 9 tetor 2016, sepse gjatë fundjavës 8 e 9, Merkuri spostohet drejt shenjës tuaj.

Nga ky moment nisin telashe në punë dhe në dashuri.

DEMI

Për punën, këtë javë çdo gjë duket se ecën mirë.

Ju do t’ia dilni të kaloni mirë duke qenë në qendër të vëmendjes.

Ajo që ju karakterizon ju “Demat” është se keni një xhentilesë dhe elokuencë duke evituar fyerjet ndaj eprorëve dhe të tjerë që janë në hierarki më lart se ju në punë.

Por këtë javë, kush Dem ka fat në punë, nuk ka në dashuri.

Kjo javë parashihet të jetë me telashe për ndjenjat, pasi ca probleme rrotullohen përreth jush.

BINJAKËT

Ajo që i ndodh këtë javë “Dashit” vlen dhe për Binjakët sa i përket ambientit të punës.

Ju do të shikoni një përmirësim të gjërave në punë.

Shfrytëzojeni këtë mundësi sa kohë që e mira zgjat se pastaj, e dini vetë…

Ju jeni kreativë dhe origjinalë.

Ndaj e sigurt që do të keni ndonjë ide për një projekt të ri, apo risi në punën tuaj. Kështu që shpreheni këto ditë dhe merrni shtysë për më shumë konsolidim në punë.

GAFORRJA

Okazione të mira për ju që jeni single. Ka një mundësi për të takuar dikë që përbën pikërisht rastin tuaj.

Teksa ju jeni në kërkim edhe ai e ajo, kanë pikërisht të njëjtin mision.

Ndaj “gjueti” të mbarë!

Por horoskopi i kësaj jave është i mirë dhe për lidhjet aktuale.

Për çiftet rezervohet një javë plot dashuri.

Sa i përket raporteve familjare, kjo është java e mundësive për t’u sqaruar me fëmijët dhe prindërit, për ca gjëra që keni mes jush.

LUANI

Kjo javë nuk nis mirë për Luanin i cili duhet të paguajë dëmet e shkaktuara nga një tjetër, duke i marrë vetë pasojat.

Një armik i juaji kërkon t’ju dëmtojë.

Por kujdes, ju jeni i/e fortë dhe dini si të përballeni me të.

Pjesa tjetër e gjërave duken mirë, mbi të gjitha në dashuri.

VIRGJERESHA 

Ata që janë në një lidhje, do të flasin për çështjet e tyre dhe do të gjejnë gjuhën e përbashkët për gjërat që duan të sqarojnë.

Do t’ia dilni, por vetëm duke qenë ca më shumë elokuentë e pse diplomatë në të shprehur.

Në punë jeni mirë. Do të arrini të shfrytëzoni raporte shoqërore që keni në punë, duke i kthyer në avantazh për ju.

E pra, horoskopi i kësaj jave, në çdo fushë është juaji.

PESHORJA

Ju të “Peshores” jeni me fat këtë javë.

Do të kaloni bukur. Përgatituni për argëtim.

Dilni dhe gëzoni plot hare orë të tëra me partnerin/en tuaj.

Sepse sukseset duhen festuar!

AKREPI

Për ju kjo është një javë e nxehtë. Sidomos nëse jeni single.

Planeti Afërdita është në shenjën tuaj dhe favorizon takime dashurie.

Atmosferë shumë e bukur në familje dhe me miqtë.

E pra, këtë javë të gjitha raportet tuaja do të jenë të pëlqyeshme.

Jo vetëm kaq. Do të shkëputeni një herë e mirë nga një problem që ju mundon.

SHIGJETARI

Përparim dhe suksese të mëdha ju presin në punë, duke nisur nga dita e mërkurë.

Ju duhet vetëm që të shfrytëzoni idetë tuaja për të zhvilluar një projekt të ri në punë, apo një risi a tjetër gjë që duhet të ndryshojë për të ecur punët para më mirë dhe më shpejt.

Ju jeni ambicioz/e, inovativ/e. Dhe këtë gjë, shefi juaj do ta vlerësojë.

Edhe në familje gjërat duken mirë.

Një periudhë e qetë për ju edhe në dashuri e mes shokësh.

BRICJAPI

Planeti Mars është rrotull teje dhe të bën më impulsiv se zakonisht.

Bëj kujdes që të mos jesh shumë i tillë në familje dhe te partneri/ja.

Kjo javë impulsive mund të shkaktojë telashe edhe te miqtë e shokët ndaj sërish duhet kujdes:

Kontrolloni më mirë instinktet tuaja në përballje me miq, familje dhe në lidhje.

UJORI

Horoskopi i kësaj jave 3 deri 9 tetor 2016 ju sugjeron të ftilloni gjërat në raportet me shokë dhe miq.

Ata që janë single mund të bëjnë njohje të reja që mund të shkojnë deri në lidhje të forta.

Në punë mund të takoni dikë që di t’i mirëpresë dhe pëlqejë idetë tuaja.

Ndaj bëjeni pas vetes.

PESHQIT

Më në fund, ke ide të qarta dhe arrin t’i kuptosh mirë ca situata.

Është koha për të sqaruar gjërat dhe për t’i shkuar deri në fund, një herë e mirë.

Ndaj shpalleni si javë sulmi këtë javë 3-9 tetor.

Mundësi për debate dhe grindje do të ketë me bollëk, nga e mërkura deri të premten.

Sa i përket punës, mirë do të bëni të silleni mirë dhe qetë. /noa.al/

LEXONI DHE: Çiftet ideale sipas shenjave të horoskopit

Faktori tërheqës i juaj sipas shenjës suaj së horoskopit

Horoskopi special i vitit 2016 për dashurinë

Horoskopi i plotë i vitit 2016 për të 12 shenjat

Shenjat e horoskopit më me fat për vitin 2016

Dhuratat e duhura sipas shenjës suaj të horoskopit

Çfarë kërkon çdo shenjë e horoskopit në një lidhje Zbuloni frikën tuaj më të madhe bazuar te shenja e horoskopit

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd