
Te horoskopi i javës së fundit të muajit shtator që noa.al jua sjell ekskluzivisht përmes përkthimit nga faqja e astrologut të famshëm italian, gjeni dhe vlerësimin nga 1-10 ku maksimalja është 10 dhe minimalja 1, mbi ecurinë e javës për çdo shenjë. Kurse ditët e javës vlerësohen me yje, ku pesë janë maksimalet dhe 1 minimal.
HOROSKOPI DITE PAS DITE
DASHI
Vlerësimi 8.
Pozitiv duket horoskopi i Dashit për javën që nis të hënën më 26 shtator 2016 dhe mbyllet të dielën më 2 tetor 2016.
Të martën më 27 do të keni një ditë shumë të bukur që mund të cilësohet më e mira e kësaj jave.
Por jo çdo ditë do ta keni me “5 yje”. Megjithatë avash se dhe me “4 yje” nuk është keq. Dhe e hëna, e mërkura, e enjtja dhe e premtja, jua ofrojnë këtë hapësirë për të shijuar ditë të mira.
Por ah. E shtuna dhe e diela, do të jenë “tërhie e mos e këput”.
DEMI
Vlerësimi 6.
Një periudhë normale për ju, pa ulje e pa ngritje që duhet të mbahen mend. Ditët më të mira do të keni të hënën dhe të mërkurën. Megjithatë yjet favorizojnë edhe të martën e më tej të shtunën e të dielën.
Telashe shihen të enjten 29 e një ditë jo fort e lakmuar, e premtja 30.
BINJAKËT
Vlerësimi 7.
Për çështjet e zemrës kjo do të jetë java juaj. Ndryshe nga ajo që kaloi.
Të hënën 26 e më pas të mërkurën 28 e të dielën 2 tetor ju presin ditë me “4 yje”.
Kurse dita më e mirë pritet e marta 27 që prisni të përsëritet dhe të shtunën më 1 tetor kur hyn edhe muaji i ri i vitit në vazhdim.
Mos prisni shumë gaz e hare më 29 e ca më pak, të enjten e të premten që duket të jenë si ditë “jashtë kontrolli”.
GAFORRJA
Vlerësimi 8.
Periudhë brilante në shumë sektorë për ju Gaforret. Që nga çështjet e punës dhe deri te shëndeti.
Dita juaj me pesë yje do të jetë e hëna 26 por jo vetëm. Ju jeni të privilegjuar sepse ditë të mira keni dhe 28 e 30 shtator. Ka akoma. Edhe e diela 2 tetor shihet të jetë “on the top”.
E marta 27 shtator, jo aq për “të shkulur flokët nga gëzimi”. Madje një ditë për t’u harruar.
Ditë të tjera jo të shkëlqyera, por të mira janë e enjta 29 dhe e shtuna 1 tetor.
LUANI
Vlerësimi 7.
Java për ju Luanët nis me një të hënë me “4 yje”. Që përsëritet dy ditë e fundjavës, të parat e tetorit.
Prisni ditë me 5 yje të martën e të enjten. Kurse të mërkurën 28 mos “fluturoni”. Kjo ditë nuk është më e mira. Ca telashe në familje janë të pritshme. Sa për të premten 30, as ajo nuk është për t’u bërë merak. Ka veç 2 yje.
VIRGJERESHA
Vlerësimi 9.
Kjo është një ndër shenjat më të fituara të kësaj jave. Ditë të mira priten sidomos me të mërkurën 28 që qëndron “on the top”. Pa mbetur pas e premtja 30 dhe e diela 2 tetor. Duket se fitorja është juaja sepse ditë të mira duhet të prisni dhe të martën 27 e të enjten 29, pa harruar të shtunën 1 tetor.
E vetmja që duket të jetë me 3 yje, është e hëna 26. Por mirë dhe kështu.
PESHORJA
Vlerësimi 4.
Kjo javë për ju është nën kapriçiot e yjeve. Nuk është më e mira e juaja e as ajo që do të donit. Nis që të hënën 26 me një ditë aspak për t’u pasur zili e përsëritet në të fundit të javës, e diel 2 tetor.
Nuk ndalet këtu. Bëni kujdes dhe të martën 27. Kurse mos u trembni nga e mërkura 28 dhe e premtja 30. Gëzojuni të enjtes 29, e keni ditë me 5 yje. Kurse e shtuna 1 tetor, mund të jetë më e shënuara për ju.
AKREPI
Vlerësimi 10.
E vetmja shenjë që ka vlerësimin maksimal është Akrepi. Më të mirën ditë priteni ë të hënën 26, sidomos në raportet sentimentale.
Vijojnë ditë pozitive dhe të mërkurën 28 e mbyllen ashtu me fundjavën 1-2 tetor. Ditë të mira janë dhe e enjtja 29 dhe e premtja 30.
E vetmja ditë që ka 3 yje, është e marta 27.
SHIGJETARI
Vlerësimi 7.
Ndryshe nga java e kaluar prisni një shtatë ditësh më pozitiv. Nuk është se për ju pritet një “top day”, megjithatë e marta 27 dhe e premtja 30 janë për t’u shënuar.
Ditë të mira priten dhe e hëna 26 dhe e shtuna 1 tetor.
Vetëm dy ditë janë me 2 yje, e mërkura 28 dhe e enjtja 29. Kështu që mos u ankoni.
BRICJAPI
Vlerësimi 6.
Edhe pse ca ditë nuk do jenë fort të mira, e gjithë java në përgjithësi është për t’u përshëndetur. Do ta jetoni mirë.
Por ta nisim me ditët më pak të lakmuara. Ca dhimbje priten, ndoshta me dhëmbët keni telashe. Të mërkurën 28 kini kujdes. Një ditë për t’u vëzhguar dhe nga çiftet e ata që kanë familje. Se kjo ditë mezi i kap “2 yje”. Diçka më mirë duket e premtja 30.
Kurse e enjtja 29 dhe e shtuna 1 tetor, duken të jenë me pesë yje për ju. Sakaq ditët e tjera, e hëna 26, e marta 27 dhe e diela 2 tetor, duken pa asnjë të re, zhytur në rutinën e zakonshme.
UJORI
Vlerësimi 7.
Po vijnë ditë të qeta dhe brenda normales. Pesë nga 7 ditët duken të jenë “on the top”. Kurse jo fort për të rendur pas nga gëzimi, janë e mërkura 28 dhe e shtuna 1 tetor, që jua nis kështu muajin e ri jo fort hareshëm.
Ndërkaq, të hënën 26 dhe të premten 30 prisni ditë të pëlqyeshme. Ku në aspektin profesional ka të reja për t’u përshëndetur.
PESHQIT
Vlerësimi 5.
Një javë larg pritshmërive. Që në ditën e parë 26, mos prisni ndonjë mrekulli. Kjo e hënë ashtu si e marta 27 mezi kapin 3 yjet. Pa folur pastaj që dita e dytë e kësaj jave është për t’u harruar.
Megjithatë mos u trishtoni. Vjen e mërkura 28 dhe e premtja 30 si ditë të mira me 4 yje.
Ka akoma. Dita e parafundit e javës dhe e para e muajit të ri, kap 5 yjet që dëshironi.
Javë të mbarë të gjithëve, nga NOA.al
LEXONI DHE: Çiftet ideale sipas shenjave të horoskopit
Faktori tërheqës i juaj sipas shenjës suaj së horoskopit
Horoskopi special i vitit 2016 për dashurinë
Horoskopi i plotë i vitit 2016 për të 12 shenjat
Shenjat e horoskopit më me fat për vitin 2016
Dhuratat e duhura sipas shenjës suaj të horoskopit
Çfarë kërkon çdo shenjë e horoskopit në një lidhje Zbuloni frikën tuaj më të madhe bazuar te shenja e horoskopit
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





