
Fara e lirit (e njohur dhe si fara e linit) është mjaft e njohur dhe e përdorur si një bimë shumë e vlefshme për vlerat e saj mjekësore për mijëra vite.
Ajo është e pasur me Omega 3, 6, 9, proteina, vitamina, lignane (element antikancerogjen), fibra, etj.
E njohur prej shumë shekujsh si mrekulli e bimëve, fara e linit jo vetëm parandalon kancerin. Ajo gjithashtu lufton kolesterolin dhe sheqerin e lartë.
Kurse ka efekt pastrues tek zorrët, forcon kockat, sistemin imunitar dhe sistemin nervor. Gjithashtu kjo bimë ka veti antidepresive.
Jo vetëm kaq, fara e linit parandalon sëmundjet reumatizmale, rrit përqendrimin, po ashtu vlen dhe në rastet e sëmundjeve të lëkurës.
Përdorimi nuk duhet t’i kalojë 1.5 lugë gjelle fara lini në ditë. Mund të përdoret si farë ose nëse keni probleme me stomakun, merreni në formë pluhuri,.
Mund ta përdorni në gjellë, supë, kos, mund ta zieni dhe ta pini si çaj.
Më poshtë po ju japin një mënyrë përdorimi të kësaj fare.
Supë e shijshme me fara lini për 4 vetë
Përbërësit:
4 karota (të grira në rende)
1 tufë majdanoz
1 tas me kos (sugjerohet që kosi të jetë i trashë)
5-6 gota ujë
1 lugë gjalpë
3 lugë gjelle farë lini
1 e verdhë veze
1 lugë miell
Kripë, piper i zi
Si fillimi në një enë fusni lugën e gjalpit pastaj shtoni miellin dhe përziejeni derisa të skuqet.
Më pas shtoni ujin dhe vazhdoni me përzierjen derisa të përfitoni një masë homogjene. Shtoni kosin dhe vazhdoni përzierjen. Në fund shtoni karotën, majdanozin dhe farën e lirit. Lëreni të ziejë në temperaturë të ulët duke i shtuar kripën dhe piperin.
Sugjerohet të konsumohet e ngrohtë. /noa.al/
Ku mund t’i gjeni farat e lirit
Farat e lirit mund t’i gjeni në tregjet e fshatarëve ku shesin erëza dhe bimë të thara.
Shpesh gjenden dhe pranë rrugëve nacionale të paketuara në ambalazhime të ndryshme.
Gjithashtu mund t’i gjeni në disa farmaci, si fara ose në formë pluhuri.
Gjenden edhe disa dyqane të posaçme për erëza, sidomos në Tiranë.
Fara e lirit
Njihet si lubrifikanti me i mire për organizmin.
Popullsia e Abisinisë ka qene e para qe ka përdorur këtë fare si ushqim, ajo është një bime vjetore me lule bojeqelli.
Farat e saj janë te pasura ma acidi- grasi esenziali (AGE) omega-3 dhe omega-6.
Fara e linit përmban 55 % te saj acido-omega -3.dhe qe e bën atë burimin kryesor natyral te omega -3 ne bote. 50 g lino janë te barabarta me 20 g fibra, ndërsa 50 g kumbulla te thata përmbajnë 7,5 g dhe 50 g fasule te zeza përmbajnë 7,2 g dhe orizi integral 4,8 g.
Ndërsa nevoja ditore e jona është 30 g fibre.
Gjithashtu ai përmban ne sasi te ekuilibruar edhe omega-6 qe ne ushqimin e përditshëm e kalon nevojën tone ditore edhe 20 here duke krijuar një disekuilibër midis tyre.
Këto vajra (AGE) nuk mund te sintetizohen nga organizmi ynë por duhet te merren nëpërmjet ushqimit. Ato janë perberesit kryesor te membranës qelizore dhe kur mungon AGE qeliza ndërton membranën e saj me vajra te tjerë te cilesise me te ulet qe e bën atë me delikate.
Lino përmban dy here me shume omega-3 se çdo lloj peshku qe njihet si burimi kryesor i tyre.
Omega -3 hiqet ne te gjitha ushqimet e paketuara neper fabrika sepse ul shume datën e skadimit gjë qe nuk i intereson prodhuesve.
Lubrifikojnë intestinon, dhe sidomos zorren e trashe, kane gjithashtu substanca ushqyese për shpretkën, pankreasin, dhe sistemin imunitar. Kane aftësi ipocolesterolemizzanti dhe afrodiziakë ndihmojnë ne rregullimin e peshës trupore njihet edhe si ushqimi i bukurisë pasi i jep jete dhe shkëlqim lekures flokëve thonjve, syve.
Ai ndihmon ne uljen densitetin e gjakut, bllokojnë rritjen e qelizave tumorale, Omega -3 edhe pse është yndyre nuk ndikon aspak ne rritjen e peshës trupore përkundrazi hyn ne reaksion me yndyrat e tjera duke i shkrire ato sipas studimit te bere nga universiteti i Pensilvanias. Prandaj dhe mungesa e tyre bën qe organizmi ynë ti tresë me veshtiresi yndyrat e tepërta te grumbulluara ne pjese te veçanta te trupit.
omega-3 ka aftësi antikanceroze farat e linit mund te përdoren për kurimin e rreth 26 sëmundjeve te ndryshme.
Sipas kërkuesit shkencor Amerikan Donald Rudin mungesa për një kohe te gjate e omega-3 shkakton probleme mentali te memories, te dimensionit te qelizave te komunikimit ndermjet tyre dhe si përfundim ngadalësimin e zhvillimit te mendimit.
Ndërsa vajrat e tjerre sidomos ato te skuqur dhe qe janë te pasur vetëm me omega-6 rendojnë shume punën e pankreasit dhe temthit, duke na bere te ndjejmë një dhimbje ne krahun e djathë poshtë brinjës se fundit, japin dhimbje ne shpatulla, dhe bejne qe te bien thonjte e këmbeve.
Prandaj duhet qe këto dy vajra te jene ne ekuilibër e siç ndodh sot me ushqimin e modern qe ka pothuajse vetëm omega-6.
Vajrat qe janë ne shitje gjate përpunimit te tyre përdorin temperatura shumë te larta qe formojnë ne te acidtranslinolenico qe është pothuajse i patretshëm nga organizmi ynë dhe si i tille krijon probleme dhe semundje te shumta.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





