Transmetuar më 12-09-2016, 10:30

Rachele Risaliti, 21 vjeçe nga Toscana është zgjedhur Miss Italia. E gjatë 1 metër e 77 centimetër, me flokë të çelët dhe sy jeshil, bukuroshja rrëmbeu kurorën e bukurisë, duke lënë pas konkurrentet e tjera.

Aktualisht ajo studion për Fashion Marketing Management dhe pas diplomimit synon të ndjek studimet master.

Bukuroshja ja dedikoi fitoren prindërve, të dashurit dhe shoqeve të saj. Por pas fitores së kurorës së bukurisë Rachele Risaliti u krahasua me yllin e futbollit italian Antonio Conte. Tiparet e Rachele dhe Conte, janë shumë të ngjashme dhe krahasimi i fotografive të tyre po përhapet me shpejtësi në rrjetet sociale./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd