Transmetuar më 08-09-2016, 11:21

Ata u njohën përmes internetit, ndërsa në takimin e parë 24 vjeçari duhet ta ketë dhunuar seksualisht 15 vjeçaren në shtëpinë e vetë, shkruan media zvicerane SZ. Gjykata e Bucheggberg-Wasseramt e ka dënuar burrin me “arrest me burg” si dhe gjobë në para.

Akuzat vijnë njëra pas tjetrës të cilat janë zbardhur pjesërisht falë ndihmës së mjekëve ligjorë dhe bisedave të “chat”-it. 15 vjeçarja kishte njohur burrin nga Kosova, nëntë vjet më të vjetër përmes rrjetit social “Tango”. Pas bisedave intensive ata janë takuar në janar të vitit 2014, pas një vizite të saj te një shoqe, shkruan botasot.

Kur ka hipur në makinë ata ishin puthur me njëri-tjetrin. Deri këtu nuk mohohet as nga 15 vjeçarja që e ka bërë veprimin me dëshirë. Ajo ka shkuar gjithashtu me dëshirë në shtëpinë e tij, ku këtu ai e ka zhveshur atë dhe ka kryer marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së saj.

Ajo kishte joshur shqiptarin

Pavarësisht gjithë pretendimeve, ajo që dihet me rëndësi është se 15 vjeçarja i kishte dërguar foto të veta sensuale burrit nga Kosova. Kjo duke e ditur moshën e tij. Avokati mbrojtës i 24 vjeçarit, Vetterli thekson se nuk bëhet fjalë për “dhunim kundër dëshirës,” pasi në të kundërt do vëreheshin hematomët. Plus sipas avokatit, minorenia mund të largohesh nga shtëpia në çdo moment. Në dyshim është se pas takimit ai kishte pyetur 15 vjeçaren nëse mund të takoheshin përsëri të shtunën.

Shqiptari nga Kosova nuk ka mohuar marrëdhëniet seksuale, por pretendon se nuk ka ditur moshën dhe se ka qenë e virgjër. Avokati i 15 vjeçares mendon se “humbja e virgjërisë është temë shumë e rëndësishme sipas bindjeve fetare,” dhe se sipas xhaxhait të saj “ajo ka qenë dhunuar në makinë.” Kjo tregon se ka shumë hipoteza dhe kundërshti te të dyja palët.

Gjithçka ndodhi pa kondom

Gjyqi me trupin gjykues Stefan Altermatt, Esther Stotz dhe Heinz Bucher hipotezat e 15 vjeçares i kanë quajtur si “më të besueshme”. Ata e kanë dënuar shqiptarin me 28 muaj burg, prej të cilave 22 muaj me patjetër, ndërsa gjashtë muajt e fundit mund të lirohet me kusht. Gjithashtu ai dënohet me gjobë prej 12.500 franga që duhet t’ia japë vajzës së re. Dënimi i rëndë ka ardhur se ai nuk ka përdorur kondom dhe nuk mori parasysh virgjërinë e saj, duke qenë i pakujdesshëm.

Ai mes të tjerash është dënuar edhe për shkeljen e tetë ligjeve të mëparshme penale si marrjen me shitblerjen e lëndëve narkotike dhe sjelljen e vëllait në mënyrë të paligjshme në Zvicër. Për këto dënime ai duhet të paguajë gjobë 240 ditë punë me 60 franga në ditë./b.l/noa.al/

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë