
Në Shqipëri, NOA.al, Agjencia Kombëtare e Lajmeve është renditur si faqja informative më e ndjekur për shqiptarët.
Të dhënat publike që ofrohen nga matësit ndërkombëtarë, të cilat i gjeni në pamjet e mëposhtme, evidentojnë se NOA.al renditet si faqja nr 1 informative më e ndjekur në Shqipëri, nga faqet e Shqipërisë.
Statistikat evidentojnë edhe se NOA.al renditet e dhjeta në totalin e të gjitha faqeve më të ndjekura në Shqipëri, pas YouTube, Facebook dhe Google dhe e para faqe shqiptare informative në Shqipëri.
Në top-faqet më të ndjekurat sipas matësve ndërkombëtarë si Alexa (pjesë e Amazon), renditen edhe faqet informative të Kosovës dhe Maqedonisë, si Gazeta Express, Telegrafi, Lajmi, Koha. Në Top 10 të faqeve më të ndjekura në Shqipëri, renditet e treta, faqja Jetaoshqef.co, një ndër më populloret në Facebook.
Ndërsa nga faqet informative të Shqipërisë, pas NOA.al renditen disa faqe të tjera, si Gazeta Tema, Top Channel, Balkanweb, Syri, Tv Klan, revista Anabel, Albeu, Shekulli, Opinion, etj.
Duke punuar me pasion dhe përkushtim, ju sjellim 24 orë në 24, lajmet më të fundit nga vendi dhe bota, pa pagesë dhe me paanshmëri të plotë. Stafi i NOA.al, është duke punuar fort që t’ju sjellë surpriza të reja në kuadrin e dhjetëvjetorit të lindjes. /noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





