Transmetuar më 05-09-2016, 09:47

Pamjet që gjeni në videon më poshtë po bëjnë bujë në rrjete sociale, për shkak të asaj që përcjellin. Video është publikuar në Youtube nga infermierja e një spitali, e cila ka parë gjithë ngjarjen dhe e ka filmuar me celular.

Një grua kishte shkuar në spital për të vizituar të shoqin e saj, i cili ishte shtruar dhe po kurohej, por e gjeti me të dashurën e tij, duke zbuluar tradhtinë.

Ajo humbi toruan dhe nisi të godasë pa reshtur si burrin edhe të dashurën e tij. Situata u bë aq e nxehtë, sa që zgjati për minuta të tëra, ndërsa burri tentonte më kot të qetësonte të shoqen. Për më tepër shihni videon më poshtë./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd