Wayne Rooney do t’i do t’i thotë lamtumirë kombëtares së Anglisë pas finaleve të botërorit Rusi 2018. Ishte vetë sulmuesi i Manchester United, që e bëri publik vendimin e tij në një konferencë për shtyp.
“Pas botërorit të Rusisë besoj se do të jetë momenti për t’u tërhequr nga futbolli ndërkombëtar. Kam luajtur në futbollin profesionist që kur isha 16 vjeç, ndërsa në nivel ndërkombëtar 17 vjeç. Vitet kalojnë, në botërorin e ardhshëm do të jem 34 vjeç. Kam patur një karrierë fantastike, mjafton me kaq”, ka deklaruar Rooney.
32-vjecari mban rekordin e golashënuesit më të mirë në histori te përfaqësuesja e “Tre Luanëve” me 53 finalizime në 115 ndeshje. Të dielën ndaj Sllovakisë Rooney do të thyejë rekordin e David Beckham për numrin e ndeshjeve të zhvilluara në kombëtare.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd