Pesë lojtarë me origjinë shqiptare do të luajnë me fanellën e Maqedonisë në Shkodër kundër Shqipërisë, ndeshje kjo që do të hapë eliminatoret e Botërorit, Rusi 2018.
Trajneri i Maqedonisë Angelovski, ka grumbulluar 18 futbollistë për sfidën e 5 shtatorit ndaj Shqipërisë dhe mes tyre bien në sy Ferhan Hasani dhe Besart Ibrahimi të Shkëndijës apo Agim Ibraimi, i cili luan me Astanën në Kazakistan.
Në listë gjendet edhe mesfushori i ri Leonard Zhuta dhe ai i Ergjan Aliovskit.
Me sa duket shkëlqimi i Shkëndijës së Tetovës në Evropë dhe forma e mirë që kanë treguar këta futbollistë e kanë detyruar teknikun e Maqedonisë t’i bëjë dhe ata pjesë të skuadrës maqedonase në sfidën kundër “Kuqezinjve” të De Biasit.
Në listën e Maqedonisë është edhe veterani i kësaj skuadre Goran Pandev, i cili është pjesë e Genoas, ndërkohë që për shkak të dëmtimit do të mungojë Trajëoksi, sulmuesi 23-vjeçar që luan te Palermo.
Lista e plotë:
Kostradin Zahov – Shkëndija
Stole Dimitrievski – Gimnastic
Vanche Shikov – Neftchi
Leonard Zhuta – Rijeka Croatia
Kire Ristevski – Vasas
Stefan Ristovski – Rijeka
Daniel Mojsov – AEK Larnaca Cyprus
Milovan Petrovikj – Osijek
Ostoja Stjepanovikj – Slask
Stefan Spirovski – Vardar
Nikola Gjorgjev – Grasshoppers
Ezgjan Alioski – Lugano
Ferhan Hasani – Shkëndija
Agim Ibraimi – Astana
Goran Pandev – Genoa Italy
Ivan Trichkovski – AEK Larnaca
Ilija Nestorovski – Palermo
Besart Ibraimi – Shkëndija
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd