Transmetuar më 23-08-2016, 17:08

Futbollisti i njohur Zlatan Ibrahimoviç është një sulmuesit më të mëdhenj në botën e futbollit, ku ai po arrin të shkëlqejë edhe pas të 30-ave dhe ky është një fakt i njohur nga sportdashësit, por pak vetë e dinë që nëna e tij i ka rrënjët shqiptare.

Lajmi është bërë i ditur nëpërmjet biografisë së publikuar nga kampionët frencezë të PSG-së, klubi që la këtë verë për tu transferuar te Manchester United.

Në biografinë e publikuar thuhet se sulmuesi ka nënën gjysmë kroate dhe gjysmë shqiptare, gjë që nuk është theksuar më parë në media.

Nëna e tij quhet Jurka Gravic, ndërsa babai Shefik Ibrahimovic.

Zlatan ka lindur në Malmo të Suedisë, ndërsa jeta e tij familjare nuk si duhej.

Prindërit e tij u ndanë kur ai ishte vetëm 2-vjeç dhe më pas ai vazhdoi jetesën me mamanë dhe motrën e tij Selena.

Në të kaluarën, Ibrahimovic është aktivizuar edhe me Ajaxin, Juventusin, Barcelonën, Interin dhe Milanin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd