Transmetuar më 18-08-2016, 11:11

Gjatë kohës që mori pjesë në reality show “Big Brother Albania 4”, Algen Nikolla bëri me dije se kishte miqësi me shumë personazhe të njohur të botës së showbizit.

E ndërsa ishin të shumtë ata që tregoheshin skeptikë mbi deklaratat e tij, mbrëmjen e djeshme ka ardhur prova e radhës.

Aktorja me famë botërore, Lindsay Lohan, ka publikuar në Instagram një fotografi ku shihet me Algenin, bashkëngjitur së cilës shkruan, “Faleminderit që ke qenë një mik për mua”.

Pak ditë më parë Lindsay u nda nga i dashuri i saj, si pasojë e dhunës që pretendoi se është ushtruar ndaj saj. Nuk dihet nëse Algeni i ka qëndruar pranë këto ditë aktores dhe as detaje nga miqësia që ekziston mes tyre./a.y/noa.al

Lindsay Lohan sherr me të dashurin në Mykonos, i del gjoksi |FOTO

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd