
Një listë e plotë dhe e përditësuar, me shtetet ku njihet leja e qarkullimit e lëshuar nga autoritetet shqiptare, është publikuar zyrtarisht nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor.
Në listën që noa.al jua sjell të plotë më poshtë, listohen shtete ku patentat e lëshuara në Shqipëri njihen nga marrëveshje ndërkombëtare.
Gjithashtu, gjendet edhe lista e shteteve palë të Konventës për Trafikun Rrugor Vjenë 1968, e shteteve të Bashkimit Europian, dhe e shteteve me të cilat Shqipëria ka marrëveshje dypalëshe për njohjen dhe konvertimin e leje drejtimit shqiptar.
Por gjithsesi, jo lejet e drejtimit të automjetit që përdoren brenda Shqipërisë janë të njohura dhe të konvertueshme në këto shtete.
Vetëm lejet e qarkullimit ndërkombëtare.
Megjithatë, nuk është aspak e vështirë për ta pasur një të tillë.
Mjafton që të shkoni te një nga zyrat e DPSHTRR, në Tiranë ajo gjendet në Kashar, dhe të kërkoni pajisjen me leje drejtimi ndërkombëtare, duke paguar 500 lekë. Paraqitni patentën e vlefshme brenda vendit dhe një foto me ngjyra me përmasa 4 x 5 cm.
Në pak minuta kjo leje ju jepet nga çdo drejtori rajonale. Qytetari mund të aplikojë për leje drejtimi ndërkombëtare në çdo drejtori rajonale, pavarësisht vendbanimit.
Fjala vjen nëse jeton në Durrës dhe je duke udhëtuar në Gjirokastër, këtë leje mund ta marrësh edhe në drejtorinë e atjeshme rajonale.
Vlefshmëria e saj është deri në datën e përfundimit të afatit të vlefshmërisë së lejedrejtimit kombëtare, por jo më shumë se 2 vjet. /a.b/noa.al/
Lista e plotë
Armenia
Austria
Azerbajxhani
Bahama
Bahreini
Bjellorusia
Belgjika
Bosnje Hercegovina
Brazili
Bullgaria
Republika e Afrikës Qendrore, Kili
Kosta Rika
Bregu i Fildishtë
Kroacia
Kuba
Republika Çeke
Republika Demokratike e Kongos
Danimarka
Ekuadori
Estonia
Finlanda
Franca
Gjeorgjia
Gjermania
Gana
Greqia
Guajana
Selia e Shenjtë
Hungaria
Indonezia
Irani
Izraeli
Italia
Kazakistani
Kenia
Kuvajti
Kirgistani
Letonia
Liberia
Lituania
Luksemburgu
Meksika
Moldavia
Monako
Mongolia
Mali i Zi
Maroku
Hollanda
Nigeri
Norvegjia
Pakistan
Peruja
Filipine
Polonia
Portugalia
Qipro
Katari
Republika e Koresë
Rumania
Federata Ruse
San Marino
Senegali
Serbia
Sejshel
Sllovakia
Sllovenia
Afrika e Jugut
Spanja
Suedia
Zvicra
Taxhikistani
Tajlanda
Irlanda
Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë
Tunizia
Turqia
Turkmenistani
Ukraina
Emiratet e Bashkuara Arabe
Malta
Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe e Irlandës së Veriut
Uruguai
Uzbekistani
Venezuela
Vietnami
Zimbabve
Kosova
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





