


Vlorë, 11 korrik 2016, NOA.al- Sezoni turistik ndodhet në kulmin e tij dhe krahas vendasve, drejt destinacioneve të pushimit të vendit tonë, kanë mbërritur dhe turistë të huaj.
Por ndërsa bukuria e natyrës të bën të ndihesh mirë, ndodhin jo pak raste, që ta heqin kënaqësinë e pushimit në Shqipëri.
Një turist austriak ka rënë pre e vjedhjes në Llogara. Gjatë së shtunës 44- vjeçari austriak M.E., ka deklaruar se në Llogara në automjetin e tij tip Volkswagen, persona të pa identifikuar i kanë vjedhur një valixhe me rroba trupi, një aparat fotografik dhe një orë dorë elektronike, me një vlerë rreth 4000 euro.
Ai ka thënë se nuk ka dijeni se kush mund ta ketë vjedhur, duke kërkuar ndihmën e policisë. Ndërkohë një tjetër vjedhje ka ndodhur natën mes së shtunës dhe të dielës. Në Livadh, Himarë, në hotelin me pronar P.K., është vjedhur dhomën e pushimit të 33- vjeçarit A.M., ku kanë marrë një telefon Iphone 5S dhe portofolin me 20 mijë lekë të reja dhe dokumente të ndryshme.
I riu ka bërë kallëzim në polici, për vjedhjen e pësuar, duke hedhur akuza mbi hotelin ku qëndronte dhe mungesën e sigurisë./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





