Transmetuar më 09-07-2016, 23:52

Një rast pengmarrjeje ka ndodhur sot në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë.

Mediat vendase raportojnë se pengmarrja ka ndodhur në Vranjevc, në afërsi të shkollës “Zenel Hajdini”.

Një person e ka mbajtur të mbyllur në shtëpi gruan e tij për afër tri ore, duke ushtruar dhunë ndaj saj.

Mediat raportojnë se ka qenë Njësia Speciale e Policisë Antiterror- FIT, ajo e cila ka ndërhyrë dhe ka arritur që të shpëtojë gruan.

Policia ka arrestuar dy persona, në ngjarjen që ka ndodhur rreth orës 14:00 të ditës që lamë pas.

Të dyshuarit janë A.C. dhe S. I., ndërkaq në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një armë.

Mësohet se gruaja ka qenë me shtetësi rumune, ndërsa nuk dihet motivi i pengmarrjes.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd