Transmetuar më 09-07-2016, 20:39

Aktorja e humorit Rudina Dembacaj e cila u martua para pak ditësh, do të marrë pjesë në formatin “Lufta e Nuseve”, që transmetohet ne televizionin Klan.

Për prezantimin e Rudinës dhe bashkëshortit të saj Aleksit, drejtuesit e formatit xhiruan ditën e djeshme në shtëpinë e tyre në Tiranë, por me këmbënguljen e aktores xhirime u zhvilluan edhe në fshatin e saj të origjinës në Shënkoll të Lezhës.

Për më tepër, ne po ju prezantojmë me disa nga fotot e realizuara gjatë xhirimeve të formatit “Lufta e Nuseve”.

Rudina Dembacaj ka qenë pjesë e dy formateve më të njohura të humorit, në Portokalli dhe Al Pazar./a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd