Transmetuar më 08-07-2016, 11:12

Tiranë, 8 korrik 2016, NOA.al- Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë, ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest me burg” për biznesmenët e arrestuat ditën e djeshme gjatë operacionit të koduar “Ballkani”. Të pandehurit akuzohen për trafik ndërkombëtar droge, ndërsa ndaj tyre hetimet zgjasnin prej muajsh.

Në vijim të hetimeve pas hekurave do të qëndrojnë Jurgen Molla, 38 vjeç, bashkëpronar në firmën e ndërtimit “Molla shpk”, nën emrin e së cilës është ndërtuar një kompleks pallatesh në zonën midis Yzberishtit dhe Kasharit; Shyqyri Kotorri, 38 vjeç, investitor në fushën e ndërtimeve; Nuredin Nazëraj, 63 vjeç, i njohur si Dilo Nazëraj, pronar i një hoteli luksoz në Vlorë; Lulzim Qorri; Denis Sinameta, i njohur si Roland Lleshi, 36 vjeç dhe Blerim Ukimeraj, 39 vjeç, lindur e banues në Kosovë.

Jurgen Molla, Shyqyr Kotorri dhe Anesti Koromani dyshohet të jenë në rolin e financuesit dhe të organizatorit të këtij aktiviteti për sigurimin e trafikimin e lëndëve narkotike nga Turqia në drejtim të Shqipërisë, për llogari të interesave të grupeve kriminale që operojnë brenda dhe jashtë vendit./a.y/noa.al

Operacioni “Ballkan”, biznesmenit Molla i ra të fikët gjatë arrestimit

Operacion antidrogë, “Ballkani" arreston ndërtues të njohur

VIDEO: 

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë