Transmetuar më 05-07-2016, 13:06

Ndërsa sot besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin, kreydemokrati Lulzim Basha dhe Kryeministri Edi Rama, në urimet e tyre nuk kanë kursyer thumbat ndaj njeri tjetrit.

I pari ishte kreu i opozitës, i cili nga Komuniteti Mysliman Shqiptar, uroi festën duke thënë se kjo ditë është një simbol shprese dhe besimi.

Ai shtoi se këto janë ditë të vështira për mijëra familje, duke thënë se janë ditë të pasi​gurisë, të varfërisë.

Madje ai përmendi dhe vargjet e Kuranit, kur tha se, “Në mesditë kur shndrit dielli,

e natën kur errësira bie. Zoti yt nuk të ka braktisur, as zemëruar me ty nuk është.

E patjetër çfarë po vjen më e mirë është se çfarë po shkon, e Zoti bujar do të jetë me ty e ti i kënaqur”.

Në vargjet e përzgjedhura prej tij spikasin fjalët “E patjetër çfarë po vjen më e mirë është se çfarë po shkon”.

Pak pas mesditës së sotme ka uruar dhe kreu i qeverisë Edi Rama, i cili shkroi në profilin e tij në Facebook, “Gëzuar Bajramin!”

Jo vetëm kaq, por ai ka postuar një sure të Kuranit, ku krahas urimit duket sikur i kundërpërgjigjet Lulzim Bashës.

“Besimtarë, qofshi ju dëshmitarë të drejtë. Që asnjë urrejtje mos t’iu shtyjë në krahët e padrejtësisë. Praktikoni drejtësinë, kjo është përshpirtshmëri e vërtetë”, shkruan Rama./a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë