Transmetuar më 04-07-2016, 13:35

Një status në profilin në Facebook të gazetarit Bledi Mane me titull ‘Ka qenë babai im dashnori i mamasë së Arjan Çanit?’, ka sjellë një përplasje me moderatorin e “Zonë e Lirë”.

Sipas Manes, Arjan Çani i ka shkruar në Facebook personalisht ku i thotë se ka kaluar vijën e kuqe.

“S’duhet ta kishe kaluar këtë vijë të kuqe o trim. Sepse tashmë s’ke punë me mua por me ca njerëz të tjerë. Unë nuk jam marr ndonjëherë me familjen tënde. Ti e bërë shumë shëmtuar dhe të siguroj që tashmë do kesh shumë po shumë probleme në jetën tënde të ardhshme prej krimbi. Zoti qoftë me ty o trim. Ky mesazh i shkon njëkohësisht edhe padronit tënd”, shkruhet në mesazhin e publikuar nga gazetari Mane.

Komenti i gazetarit pas reagimit të Çanit

“Të të kërcënojë Arjan Çani sikur të të pallojë breshka!

Nuk më vjen aspak keq për veten se sa për profesionin. Është e pështirë kur e mendon se si kërcënimi nuk vjen nga rruga por nga një njeri që ka 20 vjet qe merret me gazetari. Dhe për ta personalizuar po u tregoj se të tregohet kaq trim Arjani, diçka nuk shkon. Njeriu që nuk ka vrapuar kurrë në jetën e tij, njeriu që nuk është marrë asnjëhere me sport, njeriu që i ka bërë fiskulturë vetëm gojës sot kërcënon jo në vetën e parë por në vetën e tretë numri shumës. Të kesh frikë nga Arjan Çani është njësoj sikur të të pallojë breshka ose të të gjakosë Argita Berisha tek të gjuan me hamburger. Ndaj kërcënimi që më ka dërguar dje në darke Arjani as nuk më tremb e as nuk me mobilizon. Thjesht ma neverit profesionin e gazetarit njeriu që çdo të premte shan, ofendon e përgojon gjithë miletin derisa bën kompromise e marifete me ta. Natyrisht unë do vazhdoj tu jap leksione të mira Arjanit dhe arjanëve e të ngre zërin e tu bërtas: O toç kuklle nuk jam si bythacët frikacakë të qeverisë që i shisni e i blini ne pazarin e medias shqiptare…

E të kesh frike nga kërcënimet e Arjan Çanit është njësoj sikur të trembesh kur Argita Berisha të gjuan me hamburger. Për së largu dukesh i gjakosur por thjesht je bërë pak pis te pjesa ballore e pantallonave. Është ketchup i kuq i hamburgerit!!!

Shkrimi i gazetarit Mane që indinjoi Çanin: Ka qenë babai im dashnori i mamasë së Arjan Çanit?

Ma përmendnin shpesh herë kur shkoja te e lira zonë e Arjanit. Më pergojonin pse isha aq i privilegjuar dhe gjenin arsye të habitshme.

U ngjit gjaku!- më pëshpërisnin por unë nuk ua vija shumë veshin derisa kureshtja filloi të brente ndërgjegjen.

Familja e Haxhi Çanit, një oficeri të ushtrisë shqiptare u transferua në Përmet në fillimet e viteve ‘70. Haxhiu sunit gjirokastrit i martuar me Konstandinën ortodokse dropullite nuk kishte kohë të harxhonte me familjen por pas mbrojtjes së kufirit pasion tjetër kishte të kënduarin në shtëpinë e kulturës.

Babai im, Ahmet Mane asaj kohe një burrë simpatik dhe inteligjent shërbente si shef arsimi i gjithë rrethit të Përmetit. Konstandina Çani ishte mësuese letërsie dhe sipas gojëdhënave babai im e sistemoi në një shkollë të qytetit për ta pasur afër. Konspiracionet nuk ndalen. Mësuesja simpatike pavarësisht burrit oficer që mbetej gjithë kohën larg familjes, mbetet shtatzënë. Arjani i vogël bëhet me një vëlla. Në Përmet lind Alketi. Thonë se ngjan me mua por unë nuk besoj. Dhe si për ironi fati do i lutesha Arjanit, vëllait të madh zhurmues të na gjente ndonjë donator nga ata të programit të tij “Zonë e Lirë” që të sponsorizonte analizat e ADN-së dhe të mblidhnim mendjen.

Arjan nuk bën robi për 700 mijë lekë. Bëjmë analizat dhe mbledhim mendjen e pastaj kur të kthjellohesh vazhdo merr gjithë njerëzit nëpër gojë…”