
Nëse keni ankesa lidhur me raportin intim, duhet të dini një detaj. Një studim amerikan i publikuar nga “Independent”, publikon të dhëna nga një dokument i gazetës për martesën dhe familjen “Journal of Marriage and Family”.
Larja e pjatave, hekurosja dhe pastrimi i dyshemesë mund të konsiderohet si një afrodiziak për çiftin.
Partnerët që ndajnë punët e shtëpisë bashkë, sipas studimit, kanë një aktivitet seksual më të shpeshtë, rreth 30% më shumë, krahasuar me partnerët që nuk kontribuojnë në shtëpi.
“Shpërndarja e punëve rrit dëshirën, ndërsa përqendrimi i tyre vetëm tek njëri partner çon drejt uljes së saj”, thotë autorja e studimit Sharon Sassler, docente e Universitetit amerikan të Cornell./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





