
Tiranë, 1 korrik 2016, NOA.al- Kryedemokrati Lulzim Basha akuzon Kryeministrin Edi Rama se ka paguar 80 mijë dollarë për një fotografi me Presidentin amerikan Barack Obama.
Basha tha sot se kjo gjë ka ndodhur në vitin 2012, kur Edi Rama ishte në opozitë, duke thënë se ai qëndron pas një krimi të rëndë federal të kryer në SHBA, si dorovitës i 80 mijë dollarëve të dhëna në një mbledhje fondesh për betejën presidenciale.
Sipas kreut të PD, Departamenti Amerikan i Shtetit, bën të ditur se një shtetas shqiptar kishte marrë këtë shumë.
“80 mijë dollarë ka paguar Edi Rama për një foto, për t’u hedhur hi syve të shqiptarëve. Në rrugën e tij të marrjes së pushtetit, ai përdor çdo mjet, nuk kurseu askënd me gënjeshtrat dhe mashtrimet e tij e madje as SHBA-në. Ky krim federal i porositur dhe i paguar nga Edi Rama tregon sesi e nisi rrugën drejt pushtetit, e veshi pushtetin me krim, e mbushi parlamentin me vrasës, trafikantë droge dhe prostitucioni”, u shpreh Basha.
Ai shtoi se Rama i nxori kriminelët nga çdo vrimë ku ishin fshehur dhe i bëri kryebashkiakë dhe se nuk u mjaftua me një mendësi kriminale, por ai guxoi të shkelë ligjet e SHBA-së dhe të mashtrojë SHBA-në.
Sipas Bashës, fotografia me Obamën tregon shumë për mendësinë e Edi Ramës që me paratë e pista bleu gjithçka.
Për liderin e opozitës, ajo fotografi është një ndër ato prova se në SHBA, drejtësia nuk kapet dhe as blihet nga Edi Rama dhe se drejtësia atje është drejtësia që nuk e do Edi Rama.
“Drejtësia që do Edi Rama është drejtësia që shantazhon për të mos lejuar lidhjet e Tahirit me krimin e kështu me radhë. Në fund të fundit, drejtësia që do Edi Rama është drejtësia që dëshiron çdo i kapur. Por e ka bërë llogarinë gabim, drejtësia nuk shantazhohet”, deklaroi Basha.
Ai i bëri thirrje Prokurorisë së Përgjithshme që paralel me hetimet që po kryen FBI të nisë menjëherë hetimet për këtë rast të paste se ku i gjeti 80 mijë dollarë Rama, i cili kishte deklaruar vetëm 3 mijë dollarë pasuri dhe se çfarë mori në këmbim sponsorizuesi./a.y/noa.al
Reuters përfshin Edi Ramën në aferë financiare për një takim me Obamën
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





