Transmetuar më 01-07-2016, 12:44

Që lopët janë kafshë të shenjta në Indi, kjo gjë është e ditur nga të gjithë. Por që të ishin një “minierë ari” me katër këmbë, ky është një zbulim i disa shkencëtarë indianë, të cilët kanë gjetur gjurmë floriri në kampionët e urinës së lopës.

Pas një studimi të gjatë, studiuesit e Junagadh Agricultural University në Gujarat, kanë bërë një zbulim befasues. 500 kampionët e urinës së viçave, lopëve dhe demave, u analizuan në laborator të specializuar, ku u zbulua prania e një sasie prej 10 deri në 30 miligramë flori, në një litër urinë, shkruan noa.al.

Studiuesit sqarojnë se bëhet fjalë për jone të lëngëzuar. Doktor B.A. Golakia, shefi i Departamentit të Bioteknologjisë në Junagadh Agricultural University, i cili drejtoi studimin shpjegoi se kampionët u analizuan me një teknikë të specializuar.

Ai sqaron se metali i çmuar mund të ngurtësohet përmes proceseve kimike. Me pak fjalë, lopët indiane janë të destinuara për të qenë gjithmonë të shenjta./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd