Transmetuar më 01-07-2016, 11:42

Dalin detaje të reja nga hetimet lidhur me grabitjen e ndodhur në aeroportin e Rinasit, ku një shumë prej disa miliona euro u mor nga tre persona të armatosur dhe maskuar.

Lidhur me këtë ngjarje janë shoqëruar dhe marrë në pyetje punonjësit e policisë private, të cilat shoqëronin furgonin që transportonte paratë e një banke të nivelit të dytë drejt avionit, për t’u transferuar në Austri.

Përfaqësuesit e kompanisë së sigurimit kanë thënë se nuk mund të ndërhynin ndaj grabitësve, pasi ishin të paarmatosur.

“Nuk na lejohet futja në pistë me armë, nuk mund të reagonim”, kanë thënë rojet e shoqërisë private në polici.

Ata kanë deklaruar gjithashtu se nuk kishin dijeni për shumën e parave që po transportohej pak pas mesditës së djeshme.

Mësohet se lidhur me këtë ngjarje janë shoqëruar rreth 20 policië privatë të kompanisë private të sigurisë. Dyshohet se shuma e grabitur shkon rreth 10 milionë euro, por kjo shifër nuk është konfirmuar zyrtarisht./a.y/noa.al/

VIDEO:

VIDEO:
VIDEO: 
VIDEO: 

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë

Grabitja e miliona eurove në Rinas, dalin detaje nga ngjarja

E paprecedentë, lekët e bankës grabiten lirshëm në mes të aeroportit

Tre persona të armatosur, grabitje masive parash në Aeroportin e Rinasit 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd