Transmetuar më 01-07-2016, 09:27

Fier, 1 korrik 2016, NOA.al- Pas një muaji shqetësimi dhe ankthi tek familja Rrethi nga fshati Marinëz në Roskovec, shfaqet vajza e tyre.

17- vjeçarja Ledia Rrethi është paraqitur ditën e djeshme në policinë e Fierit. E shoqëruar nga i dashuri i saj M.Gj., 21 vjeç banues në Berat, ajo ka thënë se është larguar me dëshirën e saj nga banesa dhe se nuk e ka detyruar njeri.

Gjithashtu e reja ka pohuar se prej afro një muaji ajo ka qëndruar me të dashurin në qytetin e Beratit, duke thënë se ishin të dashuruar.

Ajo ka pohuar se nuk e donte të fejuarin që i kishte bërë familja, por se donte të riun me të cilin ishte larguar, të cilin e kishte njohur në Facebook.

Për shkak të pohimit të vajzës, nuk ka nisur asnjë procedim penal, pasi policia konfirmon se nuk ka vepër penale.

Ledia Rredhi është nxënëse e vitit të dytë të gjimnazit, por e kishte braktisur shkollën disa ditë përpara se të largohej nga shtëpia./a.y/noa.al

E fejojnë familjarët, 17-vjeçarja zhduket me djalin që njohu në Facebook

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd