
Bukuroshja që ishte ndër protagonistët e reality show Big Brother në edicionet e para të tij në Shqipëri, pasi bëri bujë me pamjet tunduese teksa dekolteja i binte në sy në fotot që u shkrepën nga mediat e huaja në Francë, tashmë po “rrëmohet” edhe në jetën e saj.
“Corriere” në Itali që del me edicionet “della Sera” dhe “dello Sport”, publikoi sot një shkrim të ilustruar për Rike Roçin.
Gazeta kombëtare italiane thotë se tifozja më seksi e Euro 2016 quhet Rike Roçi dhe se “zemra e saj si tifoze rreh për mbrojtësin e Napolit, Elseid Hysaj”.
“Media e ka pagëzuar si Larissa Riquelme e re, tifozja paraguaiane e cila i çmendi të gjithë gjatë Botërorit në Afrikën e Jugut 2010”, – përfundon ”Corriere della Sera”.
“Kapelë dhe triko marramendëse – në pak orë fotot e saj përfunduan në rrjet dhe ajo u zgjodh tifozja më seksi e Euro 2016”, – shkruan gazeta.
“Profili i saj në Instagram, pas shkrepjeve nga tribuna, arriti menjëherë në 85 mijë ndjekës”, shton gazeta italiane.
Por në fakt numri ka shkuar në mbi 95 mijë duke iu afruar njëqindmijëshes.
Dhe në fakt, ky aludim i "Corriere" gjendet edhe në plot media të tjera, italiane, franceze, spanjolle, etj., ndoshta duke iu referuar faktit se kjo e përditshme është ndër më seriozet europiane.
Sakaq shtrohet pyetja, a është e vërtetë që zemra e Rikes rreh për Hysajn, ose siç thuhet dhe në media të tjera të huaja, aludohet për raport mes tyre?
Elseid Hysaj, ka kohë që është i martuar dhe është e vështirë të besosh se ndërsa ai sapo ka përjetuar vitin e parë të martesës, të jetë i dashuri i Rikes, siç sugjerojnë mediat e huaja.
Elseid Hysaj është vetëm 23 vjeç. Lojtari i Kombëtares shqiptare të futbollit, i cili momentalisht ndodhet në Francë, para pak ditësh festoi 1 vjetorin e martesës me bashkëshorten e tij Florenca Lekstakaj.
Titullari kuqezi i ka dedikuar edhe një status të veçantë gruas të tij në Instagram. “Një vit së bashku, faleminderit për gjithçka, me ty kalon gjithçka shuam shpejt”, ishte mesazhi romantik i mbrojtësit të përfaqësueses.
NOA. Al kërkoi një prononcim të Rikes mbi këtë pretendim të ngritur në mediat e huaja dhe mbetet në pritje të një përgjigjeje prej saj.
Fotot e mëposhtme, Elseid Hysaj dhe dedikimi i tij për gruan para pak ditësh si dhe foto të Rikes
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





