







Para disa javësh u bë publike lidhja e Shpat Kasapit me Qendresa Dulaj, bukuroshen nga Kosova e cila jeton në Zvicër.
Pas këtij publikimi Qendresa bëri bujë në të gjitha mediat si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri e Maqedoni. Shpat Kasapi pas kësaj për media të ndryshme deklaroi se raportet me Qendresen janë thjesht shoqërore por Qendresa Dulaj për Botapress thotë krejtësisht të kundërtën.
Qendresa si u njohët me Shpat Kasapin?
Me Shpatin njihem rreth një vit më parë, në fillim e kam njohur për mes shoqërisë por pas një kohe Shpati më kakontaktuar personalisht dhe kemi filluar të njihemi më mirë.
A do të thotë kjo që jeni në lidhje që para një viti?
Hahaha (Qesh), jo në fillim kemi qenë vetëm shokë.
Pas publikimit të lidhjes tuaj dhe fotove në ‘Botapress’ bëri bujë të madhe në të gjitha mediat, si ka qenë reagimi i njerëzve dhe i Shpatit?
Në fillim ka shkuar gjithçka mirë, ka pasur fjalë të mira por ka pasur edhe nga ata e sidomos femrat që nuk kanë reaguar mirë, ndoshta edhe nga xhelozia, por i respektoj të gjithë. Shpati e ka ditur se po i publikoj foton në Snap Chat dhe kjo nuk e ka penguar.
Cila është e vërteta e lidhjes tuaj me Shpat Kasapin?
E vërteta është se kemi qenë në lidhje dhe nuk shkoi gjithçka si duhet dhe tani nuk jemi bashkë.
Cila është arsyeja e ndarjes suaj me Shpatin?
Në fillim ka shkuar gjithçka mirë por pas një kohe kam kuptuar që Shpati nuk është për mua pasi kam kuptuar disa gjëra çka nuk më pëlqejnë dhe nuk i përkasin një mashkulli shqiptar.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





